Site icon Telegrafi

Kryetari i ri i Feronikelit flet për situatën aktuale të klubit  

Feronikeli

Feronikeli i është rikthyer normaliteti pas situatave të krijuara së fundmi në klubin nga “Rexhep Rexhepi”.

Kryetari i ri i klubit, Agim Kastrati dhënë një prononcim për mediumin “Super Sport Kosova” sqaroi gjithë situatën tek dy herë kampionët e vendit.

“Pesë anëtarët nga bordi i kaluar nuk kemi dhënë dorëheqje”.

Lexo po ashtu Ramiz Lladrovci i kërkoi të lirojë rrugë, Elshani jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Feronikelit

“Kemi pranuar detyrën nga kryetari Elshani dhe drejtori Berisha, për të cilën i falënderojmë shumë dhe presim që ata të vazhdojnë kontributin edhe më tej në klub”.

Kryesia e re e Feronikelit

“Tashmë kemi biseduar me futbollistët dhe të gjithë do të mbeten pjesë e klubit, sikurse edhe trajneri Zekirija Ramadani”, deklaroi Kastrati.

Ndryshe, ishte kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ai që mblodhi kryesinë e vjetër dhe të re, së bashku me futbollistët për të siguruar ata në lidhje me zbatimin e kontratave në përpikëri.

Exit mobile version