Telegrafi

Kryetari i Rahovecit i tronditur nga vdekja tragjike e të riut Altin Hoti në Itali

Për vdekjen e të riut Altin Hoti në aksident komunikacioni në Itali, ka reaguar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Hoti.

Latifi ka përmendur edhe faktin se gjashtë muaj më parë kishte vdekur në një aksident trafiku edhe vëllai i tij, 18-vjeçar.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22-vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci. Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!’’, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Latifi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu I riu që vdiq në aksidentin në Itali është djali i dytë i familjes Hoti që humb jetën në aksident brenda gjashtë muajve

Ai po ashtu i ka shprehur ngushëllime edhe familjes Geci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia, pasi që në aksident kanë vdekur edhe dy persona prej këtyre familjeve, Egli Gjeci me origjinë nga Shqipëria dhe Giulia di Tillio e fejuara e këtij të fundit.