Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Massimo Bellelli, kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ia ka dorëzuar dekorimin Komandant i rendit të Yllit në Itali, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dekorata u jepet në bazë të vendimit të miratuar nga presidenti i Italisë, Sergio Matrarella, për kontributin e kryetarit Trajanovski në avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Italisë, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Kryetar Trajanovski e ka falënderuar ambasadorin Bellelli për këtë nder të madh, duke thënë se vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer midis tij dhe ambasadorit Bellelli, si dhe midis ambasadës së Italisë në Maqedoni dhe Qytetit të Shkupit./Telegrafi/