Telegrafi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u kujdes për ceremoninë e kurorëzimit të Gjikos dhe Elitës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm në dasmën luksoze të çiftit të njohur të skenës, Gjiko dhe Elita Rudi.

Ai ka qenë i pranishëm edhe si përfaqësues i komunës, duke qenë se është kujdesur për ceremoninë e kurorëzimit të nuses dhe dhëndrit.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur Ahmeti e bën kurorëzimin e çiftit.

Edhe vet kreu i Prishtinës e ka publikuar një postim në rrjetet sociale nga martesa e Gjikos dhe Elitës.

“Ky djali i Pejës, kjo çika e Gjakovës. Ama i martuam në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Lajmet për Gjikon dhe Elitën

Në dasmën e çiftit të njohur kanë qenë të pranishëm shumë emra nga skena artistike shqiptare.

Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës. Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar. Në fillim të muajit gusht u bë e ditur se çifti i popullarizuar i skenës do të bëhen prindër. /Telegrafi/