Telegrafi

Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës uron presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ju uroj festën e Pavarësisë. Të inkurajuar dhe të kënaqur nga përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, jemi të bindur se rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo tjetër bashkëpunimi dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jetë e një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendeve tona”, thuhet në urimin e Komshiqit, transmeton Telegrafi.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës ndajnë prioritete të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera mund të arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në mesazhin e Zheljko Komshiq. /Telegrafi/