Telegrafi

Kryetari i Parlamentit britanik në situatë të sikletshme, “humb betejën” me shishen e ujit – e ndihmon deputeti pranë tij

Udhëheqësi i Parlamentit të Britanisë së Madhe thuhet se është një 50-vjeçar me gjashtë fëmijë dhe një pasuri shumë milionëshe.

Bëhet fjalë për Jacob Rees-Mogg, i cili në disa pamje të publikuara së fundmi është parë duke u përpjekur dhe përpjekur për të hapur një shishe me ujë, në një ngjarje të filmuar nga BBC, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Djali im duket si ju, ai mund të jetë fëmija juaj i dashurisë!”: Boris Johnson mbetet i humbur nga fjalët e një gruaje, teksa i tregon një foto në telefonin e saj

Kështu, ai u detyruar që një gjë të tillë “tia besonte” deputetit Steve Baker, i cili pa ndonjë vështirësi e hapi atë.

Ndër ngjarjet e publikuara nga një emision i fundit të BBC ka qenë edhe një moment kur një grua i afrohet kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Bëhet fjalë për momentin kur kamerat kanë kapur një grua duke i thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se “djali i saj mund të ishte fëmija i tij i dashurisë”. /Telegrafi/