Site icon Telegrafi

Kryetari i OEK-ut vizitoi kompaninë “Al Trade Center” (Foto)

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, vizitoi sot kompaninë “Al Trade Center” si shenjë përkrahje për sektorin e ndërtimit.

Rukiqi shprehu rëndësinë që posedon sektori i ndërtimit në rritjen e vazhdueshme të punësimit në vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite, Drejtori i “Al Trade Center”, Sokol Gashani falënderoi Kryetarin për vizitën dhe e vlerësoi lartë punën e OEK-ut për mbështetjen e bizneseve në përgjithësi.

Rukiqi shtoi se OEK do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të sektorit ndërtimor për promovimin e vlerave dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen kompanitë e ndërtimit.

Vizita vazhdoi edhe në kompleksin afaristo-banesor “Linda Premium Residence”, projekt që menaxhohet nga Al Trade Center.

Al Trade përveç pjesës ndërtimore posedon edhe sektore të tjera që vepron në qytete të ndryshme të Kosovës.

Exit mobile version