Kryetari i qytetit të New York-ut, Eric Adams, ishte pjesë e një marshi me emigrantë nga shumica e vendeve të botës që u mbajt në qytetin amerikan, ku në mesin e tyre pati edhe shqiptarë.
Ajo që ra më së shumti në sy ishte ku Adams bëri gjatë këtij marshi simbolin e shqiponjës me dy koka, transmeton Telegrafi.
Immigrants built our city and make it run every day. All of us came here from somewhere else. All of us contribute to the American Dream. Proud to march with my immigrant brothers and sisters today. pic.twitter.com/CewIZSCwBK
— Mayor Eric Adams (@NYCMayor) June 10, 2023
“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai përmes një postimi në Twitter.
Në këto imazhe, marshuan edhe shqiptarët dhe nuk mungoi edhe flamuri i Shqipërisë, të cilin po e mbanin dy fëmijë.
Një tjetër burrë kishte marshuar me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”. /Telegrafi/