Site icon Telegrafi

Kryetari i Londrës: Obama ka averzion për Perandorinë Britanike, pasi të parët e tij janë nga Kenia

Kryetari i Londrës, Boris Johnson, ideator i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, është përballur sot me kritika të shumta, pasi deklaroi se “presidenti amerikan Barack Obama “ndoshta ka averzion për Perandorinë Britanike, pasi të parët e tij ishin nga Kenia”.

Obama sot ka bërë thirrje që Britania të mbetet në BE. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik David Cameron, Obama tha se më së miri do të ishte që Britania të mbetet pjesë e BE-së, transmeton Telegrafi.

Por duket se qëndrimi i Obamës nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë përkrahësve të Brexit (daljes së Britanisë nga BE-ja), të cilët e akuzuan presidentin se “shumë po ndërhyn në punët e brendshme të britanikëve”.

Johnson, tha se këshilla e Obamës për mbetje “është paradoksale dhe e pakuptimtë”, pasi amerikanët “mendojnë për BE-në vetëm ashtu si u pëlqen atyre”.

“Ndoshta presidentit amerikan me prejardhje nga Kenia nuk i pëlqen Perandoria Britanike”, ka shtuar Johnson. /Telegrafi/

 

Exit mobile version