Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se BREXIT-i nuk po funksionin ngase eksportuesit në Britani të Madhe po kanë vështirësi.
Khan me anë të një shkrimi në Twitter thekson se po bie standardi i jetës së britanikëve.
“Le të jemi të sinqertë: BREXIT nuk po funksionon. Eksportuesit britanikë po kanë vështirësi, standardi i jetës po bie dhe Britania e Madhe është tani i vetmi vend i G7-së me një ekonomi më të vogël se përpara pandemisë COVID-19″, shkruan Khan.
Let’s be honest: Brexit isn’t working.
British exporters are struggling, our living standards are falling and the UK is now the only G7 country with a smaller economy than before the pandemic.
Unless we face up to the harm Brexit is causing we can't start to address it.
— Sadiq Khan (@SadiqKhan) November 19, 2022
“Nëse nuk përballemi me dëmin që po shkakton BREXIT-i, atëherë nuk mund të fillojmë ta trajtojmë atë”, përfundon ai. /Telegrafi/