Në Komunën e Leposaviqit sot ka qenë një situatë e qetë ku kryetari Lulzim Hetemi, ka hyrë në objektin e komunës pa ndonjë problem.
Hetemi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot çdo gjë ka shkuar normalisht.
Ai theksoi se ditën e diel do të pushojë si të gjithë, e nga e hëna siç u shpreh ai sërish do të dalë në zyrë për të punuar.
“Jo, jo mirë është duke shkuar…Nesër është e diel do të pushojë, prej të hënës po kismet…”, ka thënë Hetemi për Telegrafin.
Ndryshe, të premten situata në veri të vendit u tensionua pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.
Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve. /Telegrafi/