Telegrafi

Kryetari i Leposaviqit dhe ai i Mitrovicës së Veriut në objektet komunale

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi janë ende në detyrë dhe po qëndrojnë në objektet e komunave përkatëse.

Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Më shumë detaje nuk dihen, ndërsa Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Atiq dhe Hetemin, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit./Telegrafi/