Kryetari i Kuvendit të 44-të popullor të Republikës së Bullgarisë, Dimitar Glavchev sot do të qëndrojë për vizitë punë në Maqedoni.
Glavchev në kuadër të vizitës së tij do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Glavchev vjen në Maqedoni pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila më 2 gusht u nënshkruajt nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Boyko Borisov./Telegrafi/