Site icon Telegrafi

Xhaferi për vizitë të parë zyrtare në Suedi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi prej nesër do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Në kuadër të vizitës, janë paraparë takime me homologun e tij suedez, Urban Ahlin, me ministren e Punëve të Jashtme Margot Wallström, me ministren e Emigraciont dhe zëvendësministren e Drejtësisë Helene Fritzon, ndërsa do të ketë edhe audiencë tek mbreti i Suedisë, Karl XVI Gustaf.

Xhaferi gjatë qëndrimin në Suedi do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të qytetit të Stokholmit Louise Erlandsson Slorach, do të ketë edhe takime me nëpunësit dhe hulumtuesit e Shkollës së Ekonomisë në Stokholm, ndërsa do të vizitojnë edhe Muzeun Vasa dhe Muzeun Nobel.

Mbretëria e Suedisë është monarki kushtetuese. Nga viti 1973 shef i vendit është mbreti Kral XVI Gustaf. Parlamenti njëdhomësh Riksdag numëron 349 deputetë të cilët zgjidhen përmes modelit proporcional me mandat prej katër viteve. Kryeministri i Suedisë nga viti 2014 është Stefan Löfven nga Partia Socialdemokrate.

Marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Suedisë janë vendosur në vitin 1993. Nga viti 2002 Mbretëria e Suedisë në komunikimin dypalësh e përdor emrin kushtetues derisa në tubimet ndërkombëtare e përdor referencën./Telegrafi/

Exit mobile version