Ka performuar para figurave më të larta të politikës në vend vitin e kaluar, kur ajo ishte për koncertin e saj në Kosovë.
Por një rast të tillë këngëtares Dua Lipa i është dhënë sërish së fundmi, teksa ka performuar para kryetarit të Londrës.
E njëjta, në koncertin e saj të fundit të mbajtur në Britaninë e Madhe ka treguar për fansat e saj, se prezent në këtë koncert ka qenë edhe vet kreu i Londrës, Sadiq Khan.
“Jo çdo ditë kryetari i Londrës vije në koncertin tonë. Sadiq Khan, faleminderit që erdhe. Ishte nder i madh”, ka shkruar Dua në një fotografi të hedhur së bashku me të në Instagram.
Khan është kryetari i Londrës që vjen nga Partia Laburiste e Britanisë së Madhe.
Ndërkohë, Dua ka arritur tashmë të dekorohet dhe të marrë merita nga shumë emra të njohur jo vetëm nga arti, dhe Sadiq Khan duket të ketë qenë një ndër ta që ka ngelur i mahnitur nga paraqitja e fundit e Duas. /Telegrafi/