Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e Mic Tofajt dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj.
Shehu i ka shprehur ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.
“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar tutje Kryetari i Komunës së Junikut.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se burrë e grua kanë humbur tragjikisht jetën sot në bjeshkët e Junikut.
Rasti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në bjeshkët e Junikut.
Dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma./Telegrafi/