Vendimi i kryetarit Gjorge Ivanov, për të falur politikanë të cilët janë nën hetime, ka shkaktuar protestë të madhe te femrat të cilat janë të dënuara me burg, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur TV Telma, 105 femra janë duke u përgatitur për grevë, për shkak të siç thonë, padrejtësia e kryetarit Ivanov, por edhe për kushtet ku jetojnë.
Përmes një letre, këto gra ia kujtuan Ivanovit se është kryetar i barabartë për të gjithë dhe e kanë ftuar që t’i vizitojë që t’i sheh se ku dhe si jetojnë.
Kryetari Ivanov u është përgjigjur grave me një letër, përmes së cilës u thotë se arsyeja e vendimit të tij nuk është falja e kriminelëve, por kontributi për të sjell rend dhe paqe në vend, duke theksuar se nuk mund të fshihen pas këtij vendimi ata që kanë bërë gabime në jetë, për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ndërkaq, në lidhje me kërkesën e tyre për falje, krytari Ivanov u sugjeron që të ndjekin rrugën e rregullt të procedurës ligjore përmes gjyqeve./Telegrafi/