Në një deklaratë publike para mediave, kryetari Gjorge Ivanov, e ka tërhequr vendimin vetëm për një pjesë nga 56 personat politik të falur të cilët ishin nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ivanovi ka bërë shfuqizimin e vetëm 22 personave, pra ka bërë një shfuqizim të pjesërishëm, për të cilin nuk kanë shprehur pëlqim, as opozita dhe as bashkësia ndërkombëtare.
Paraprakisht, Ivanovi ka thënë se vendimin e tij nuk e kanë kuptuar, ose nuk kanë dashur ta kuptojnë dhe se sipas tij, ai vendim ka qenë mënyra më e mirë për dalje nga kriza e thellë politike.
Këta të falur janë personat që kanë bërë kërkesë personale. Ivanovi njotoi se edhe të tjerët mund ta dorëzojnë kërkesën për tërheqjen e vendimit për falje./Telegrafi/