Site icon Telegrafi

Kryetari Ivanov takon pjesëmarrësit e festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Sot në “Vila Biljana” në Ohër, kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pranoi në takim laureatin e sivjetëm të “Kurora e artë” në Mbrëmjet strugane të poezisë, poetin amerikan Charles Simic, fituesin e çmimit “Urat e Strugës” në Mbrëmjet strugane të poezisë dhe UNESCO-s, poetin kroat Goran Çollakhoxhiç, mbajtës i çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, poet maqedonas Mihaill Renxhov dhe organizatorët e edicionit të 56 të Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i kryetarit Ivanov, ai i ka uruar tre poetët për çmimet e fituara, duke i vlerësuar ato çmime si vlerësim i përgjithshëm për punvn e tyre artistike.

“Mbrëmjet strugane të poezisë kanë domethënie të veçantë për prezantimin e krijimtarisë poetike të Maqedonisë dhe atë botërore, si dhe për afirmimin e përgjithshëm të Maqedonisë në botë”, ka thënë Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version