Telegrafi

Kryetari Ivanov për herë të fundit do të mbajë fjalim në Kuvend

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov më 28 dhjetor, në ora 12:00, do të ketë fjalim të rregullt para deputetëve në Kuvend.

Njoftimi për fjalimin e kryetarit të shtetit tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky fjalim do të jetë fjalimi i fundit i Ivanovit si kryetari i shtetit, për shkak se mandati i tij mbaron me 12 maj të vitit të ardhshëm./Telegrafi/