Site icon Telegrafi

Kryetari Ivanov nuk do ta takojë eurokomisionerin Johannes Hahn

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov bën të ditur se nuk do të realizohet takimi Ivanov – Hahn, i paraparë të ndodhë ditën e sotme.

Kabineti bën të ditur se Ivanovi do të kthehet vonë nga vizita e tij në Hungari. Njoftimin për mosrealizimin e takimit e ka marrë edhe ambasadori Zhbogar, që të premten e kaluar.

Gjithashtu, Kabineti bën të ditur se kohën e caktuar për takim me Johannes Hahn-in, kryetari Ivanov e lë në dispozicion të shoqatës ”Për Maqedoni të përbashkët” që ka kërkuar takim me eurokomisionerin Hahn./Telegrafi/

Exit mobile version