Site icon Telegrafi

Kryetari Ivanov nuk do ta komentojë rastin e Kosta Krpaç

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov nuk do të komentojë asgjë rreth rastiti të vdekjes së Kosta Krpaç, i cili thuhet se u vetvra ditën e djeshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve META është interesuar që të merr një përgjigje nga kryetari Ivanov, por nga kabineti i tij janë përgjigjur se do të njoftohet opinioni, nëse do të ketë ndonjë reagim në lidhje me këtë rast.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëri të ditur se nuk ka patur asnjë padi penale ndaj të vetvrarit, as që ka qenë i dyshuar, prandaj do të kërkojnë të dhëna se nga ku, kryetari Ivanov i mori informacionet, për gjoja ndjekje penale ndaj Krpaç./Telegrafi/

Exit mobile version