Telegrafi

Kryetari Ivanov hodhi ”bombën” e radhës, amnistoi pozitën dhe opozitën

Në fjalimin e tij për qytetarët e Maqedonisë, kryetari Gjorgje Ivanov e solli një akt të përgjithshëm për ndërprerjen e të gjitha procedurave penale kundër personave nga pushteti dhe opozita, për ashtu siç tha, ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore dhe këtë e sheh si mënyrë për dalje nga kriza politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov theksoi se është i përgatitur që t`i pranojë të gjitha kritikat të cilat pas këtij vendimi do të arrinin në adresë të tij, por është i bindur se ka sjellë një vendim të drejtë./Telegrafi/