Site icon Telegrafi

Kryetari Ivanov fillon konsultimet, do të takojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Pas njoftimeve se kryetari Ivanov është njoftuar nga Kuvendi se nuk është dorëzuar asnjë program e as përbërje qeveritare nga mandatari Nikolla Gruevski, kryetari Ivanov do të fillojë konsultat për hapin e radhës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, kryetari Ivanov do të takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski. Pritet që mandati për të formuar qeveri, t’i jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Megjithatë, disa ekspertë konsiderojnë se Ivanovi e ka shkelur Kushtetutën me mandatimin që i bëri Gruevskit. Kushtetuta thotë se mandati për formimin e qeverisë duhet t’i jepet partisë ose koalicionit të partive që sigurojnë shumicë parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version