Telegrafi

Kryetari i Pejës ndal punimet e rrugës në hyrje të qytetit

Komuna e Pejës ka ndërprerë punimet e rrugës në hyrje të qytetit, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës, i nisur në kohën e qeverisjes së AAK-së.

Vendimi për projektin e miratuar në maj të vitit 2013 për zgjerimin e kësaj rruge, është shfuqizuar me datë 7 nëntor të këtij viti në Asamblenë Komunale të Pejës, nga kreu i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Për të parin e kësaj komune, zgjerimi i rrugës është në dëm të qytetarëve e në favor të një biznesi aty, andaj nuk lejon një investim të tillë. Në anën tjetër, opozita në këtë Komunë akuzon kryetarin se punimet i ka ndërprerë në mënyrë arbitrare, ndërsa kërkojnë vazhdimin e punimeve, pasi sipas tyre e kundërta vështirëson jetën e qytetarëve. /KP/