Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është nënshkruar në Librin e zisë të hapur për viktimat e vërshimeve në Shkup, në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Pranë ambasadës së Republikës së Maqedonisë, u nënshkrova në Librin e zisë, dedikuar viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, me ç’rast në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në rrjetin social Facebook./Telegrafi/