Telegrafi

Kryetari i Greqisë mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por ka disa vërejtje

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se mbështet perspektivën europiane të Maqedonisë, megjithatë ai ka disa vërejtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, perspektiva varet nga përdorimi i emrit të shtetit që nuk duhet të përcjell irredentizëm dhe që nuk shkel status-quo-në e kufijve të tanishëm.

Ai kërkon që Maqedonia të heqë dorë nga irredentizmi, e më pastaj të ketë reforma në sistemin ligjor.

Pavlopoluos konsideron se vetëm kështu sigurohen integrimet në NATO dhe BE./Telegrafi/