Kryetari Gjorge Ivanov, ka uruar besimtarët musliman të Maqedonisë, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në urimin e tij thuhet:
„Muaji i Ramazanit është më i shndërituri në Islam, muaji i agjërimit, lutjeve, solidaritetit dhe mëshirës. Ditët e agjërimit janë mundësi për ta treguar shpirtmadhësinë dhe t’u ndihmohet të varfërve, me shpresë për mëshirë, kamje dhe faljes së mëkateve para dyerve të parajsës.“
Mes tjerash, Ivanov uron:
„Në shpirtin festës, u dëshiroj agjërim të lehtë. Të gjithë muslimanve në vend u dëshiroj paqe, mirëqenie, dashuri dhe falje.“/Telegrafi/