Telegrafi

Kryetari i FFK-së, Ademi: Çështja e përzgjedhësit është punë e kryer, ai është gjerman dhe zyrtarzimi do të ndodh në ditët në vijim

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth përzgjedhësit të ri, duke thënë që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa është i nënshtetësisë gjermane.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, ku ndodhet edhe Ademi me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se çështja e përzgjedhësit të Kosovës është punë e kryer.

“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi për ‘Kanal10’.

Andre Breitenreiter ka kohë që flitet si i përzgjedhuri i FFK-së për punën e përzgjedhësit.

Lexo po ashtu Andre Breitenreiter ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë, njëra nga to e Kosovës

Java e që vije mund të sjell zyrtarizimin e tij në krye të Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/