Agron Kuka i është drejtuar qytetarëve të Kosovës nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, pas arritjes nga Lojërat Olimpike të Tokios.
Kryetari i Federatës së Xhudos është shprehur tejet krenar për të arriturat nga olimpiada, derisa fituam dy medalje të arta përmes Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.
“Ne si ekip i xhudos kemi garuar me pesë garues, të pesë me norma. Të them të drejtën, ne kemi pritur medalje, duke parë performancën e tyre”.
“Medaljet e fituara në Olimpiadën e Tokios, janë ato që na mrekullojnë, por që nuk na befasojnë”.
“Përveç që fituam dy medalje, Akili (Gjakova) u rendit i shtati dhe me pak fat do të kishim sonte edhe medaljen e shtatë”.
“Ne shpresojmë dhe besojmë që të vazhdojmë me punën serioze. Tani, dua publikisht ta përgëzojë për punën, përkushtimin, çelësin e gjithë këtyre të arriturave të jashtëzakonshme, mjeshtrin Tonin (Driton Kukën)”.
“Dua t’i falënderojë edhe të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/