Site icon Telegrafi

Jasharaj nga OVL e UÇK-së: Nuk do të lejojmë veprime të tilla e pa paralajmërim

Kryetari i familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jasharaj ka thënë se nuk e dinë arsyen e bastisjes nga EULEX-i në zyrat e OVL-UCK-së.

Ai tha se nuk i njeh kush janë, pasi nuk kanë as paralajmërim as ndonjë dokument që vërteton se kush mund të jenë.

Lexo po ashtu Klinaku konfirmon se EULEX-i po kryen bastisje: Nëse shteti nuk vepron do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë

Jasharaj këtë aksion e quajti turp të institucioneve vendore si të drejtësisë, parlamentit dhe presidencës.

Ai po ashtu tha se këta mund të jenë edhe serbë, pasi flasin gjuhë të ndryshme, siç tha ai edhe gjuhë sllave.

“Nuk e  dimë arsyen se pse janë fut pa paralajmërim. Turpi i gjithë kësaj është nga institucioni më i lart qoftë të atyre të drejtësisë, parlamentit e presidentit . Mos të vij deri tek më e keqja se s’do të lejojmë që të vij kushdo dhe kurdo që të na largojnë nga zyrat, se ne nuk e  dimë se çka bëjnë ata në këto zyre, mund të jenë edhe kriminel të Serbisë, janë të maskuar flasin gjuhë të ndryshme, flasin sllavisht dhe nëse vërtetohet kjo nuk do të lejojmë…Lirinë e kemi marr e kemi fituar dhe me të vërtetët do të derdhet gjaku në emër të lirisë. Ne nuk i njohim dhe nuk e dimë se kush janë këta”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/

Exit mobile version