Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, lidhur me Manastirin e Deçanit, duke thënë se deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Sllobodan Millosheviqit.
Ramosaj duke komentuar deklaratën ku Vuçiq thotë se duhet “t’i ruajë shenjtorët serb”, ka pyetur se nga kush po rrezikohen apo kërcënohet.
“E dinë historikisht kush e ka ruajt atë Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më të mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore”, thuhet në reagim.
Sipas Ramosajt, ka kaluar koha, kur politika dhe retorika shoveniste serbe funksiononte.
“Vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festojë, jemi në prag të vitit 2020”, ka thënë ai.
Edhe Lidhja e Historianëve, Dega në Deçan ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth trashëgimisë kulturore të Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/