Presidenti bullgar Rumen Radev priti një delegacion nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e udhëhequr nga Nikola Ivanovski, kreu i delegacionit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Partneriteti në mes gjyqtarëve kushtetues të Bullgarisë dhe të Maqedonisë është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në frymën e traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, tha kryetari i Bullgarisë, Radev. /Telegrafi/