Kryetari i qytetit të Bergamos, Giorgio Gori ka thënë se të gjithë 40,000 tifozët që morën pjesë në takimin në Ligën e Kampionëve midis Atalantas dhe Valencias muajin e kaluar u infektuan nga coronavirusi.
Giorgio Gori ka dhënë një intervistë ku ka thënë se loja mes klubit italian dhe atij spanjoll “ishte një bombë biologjike”.
Takimi në Milano muajin e kaluar tani mendohet të jetë burimi kryesor i përhapjes masive të virusit në rajonin verior të Lombardisë.
“Në atë kohë ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali ishte në 23 shkurt. Nëse virusi tashmë po qarkullonte, 40,000 tifozët që shkuan në stadiumin San Siro u infektuan”.
“Askush nuk e dinte që virusi tashmë po qarkullonte midis nesh”.
“Shumë e shikuan lojën në grupe dhe kishte shumë kontakte atë natë. Virusi kaloi nga njëri tek tjetri”, ka thënë Gori.
Një deklaratë nga Valencia më 16 mars konfirmoi se 35 për qind e skuadrës së tyre kishin rezultuar pozitiv dhe gjithashtu përmendi se duhej të luanin më 19 shkurt në një zonë të konfirmuar me rrezik të lartë nga autoritetet italiane.
Lojtarët e Valencias, Ezequiel Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala janë në mesin e atyre që testuan pozitivisht për virusin dhe tani janë në një periudhë karantine.
Bergamo, qyteti nga është Atalanta, është vendi më i prekur në tërë Italinë, ndërsa rajoni verior i Lombardisë më i prekur në Evropë deri më tani. /Telegrafi/