Telegrafi

Kryetarët e partive kontrollohen para takimit, mungojnë Ahmeti dhe Thaçi

Ka nisur takimi i liderëve partiak që mbahet në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Pikë e vetme e diskutimit në këtë takim do të jetë anulimi i zgjedhjeva parlamentare, të planifikuara për më 12 prill.

Para se të fillonte takmii, stafi mjekësor ka kontrolluar temperaturën trupore të të gjithë pjesëmarrësve, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm nuk kanë ardhur kryetari i BDI-së dhe ai i PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët kanë dërguar përfaqësues tjerë të partisë.

Në takim do të merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi./Telegrafi/