Kryetarët e komunave të Shkupit nesër pasdite do të takohen për të diskutuar për ndotjen e ajrit në rajonin e Shkupit, njoftuan sot nga kabineti i kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja mes kryetarëve të komunave është thirrur nga Trajanovski, ndërsa do të mbahet në ambientet e Bashkisë së Shkupit në Parkun e Qytetit.
Ndërsa të mërkurën nga qytetarët është paralajmëruar protestë e cila është organizuar në rrjetet sociale. Ata kërkojnë masa konkrete nga institucionet për ndotjen e ajrit./Telegrafi/