Site icon Telegrafi

Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga LVV-ja bëjnë thirrje të ndalet greva

Katër kryetarët e komunave që drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë thirrje për rifillimin e mësimit në Kosovë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një njoftimi në Facebook.

Bulliqi bashkë me tre kryetarët tjerë të komunave, iu kanë bërë thirrje prindërve që të dërgojnë nxënësit në shkollë, derisa mësimdhënësit i kanë ftuar të mos bojkotojnë mësimin.

“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mos fillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi”.

Lexo po ashtu Sindikata e Universitetit të Prishtinës: Do ta vazhdojmë grevën deri në realizimin e kërkesave

“Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën”, ka njoftuar Bulliqi.

Lexo po ashtu Haradinaj takon Rrahman Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje, të rriten pagat

Sipas kryetarëve të katër komunave, me ligjin e ri të pagave mësimdhënësit do të kenë paga të dinjitetshme.

“Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit”, ka shkruar tutje Bulliqi./Telegrafi/

Exit mobile version