Telegrafi

Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga LDK-ja refuzuan darkën e Kadri Veselit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për nder të festës së Bajramit të Madh, ka shtruar mbrëmë darkë.

Aty morën pjesë drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të bashkësive të tjera fetare në Kosovë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë.

Në këtë darkë morën pjesë edhe deputetë të AAK-së dhe kryetar komunash që udhëhiqen nga ky subjekt politik.

Mbrëmë është raportuar se në darkë ftesës i janë përgjigjur shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj dhe deputeti tjetër, Lahi Brahimaj. Aty u panë edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Agron Kuçi i Junikut.

Megjithatë, në darkë nuk u pa asnjë zyrtarë i lartë i LDK-së dhe asnjë kryetar komune që udhëhiqet nga kjo parti.

Lajmi.net merr vesh se të gjithë kryetarët e komunave ishin të ftuar, përfshirë edhe ata të LDK-së.

“Arsyeja e mosardhje se asnjë kryetari të LDK-së nuk dihet, por të gjithë kanë pasur festë, ashtu siç kanë pasur ftesë edhe ata të AAK-së që ishin të pranishëm në darkë”, kanë thënë burime për lajmi.net.

Është befasuese se si partneri i koalicionit, në këtë rast LDK-ja, injoron ftesën e Kadri Veselit, i cili është edhe kryetar i PDK-së.