Kryetarja e qytetit amerikan Saint Louis, Tishaura O’Jones, as që iu tremb syri kur gjatë një konference për media kushtuar luftimit të krimit në qytet, në afërsi po dëgjoheshin disa të shtëna armësh.
Jones po fliste për përpjekjet e saj dhe të kryetarit të Kansas City, Quinton Lucas, që të zvogëlojnë numrin e krimeve, kur jo larg saj u dëgjuan të shtënat, transmeton Telegrafi.
Me gjakftohtësi, Jones me një dozë cinizmi tha: “a nuk është bukur”, duke vazhduar të flet para mediave. Madje shpjegoi se është rritur në Saint Louis dhe se në shtëpinë e saj askush nuk i frikësohet të shtënave.
“Dëgjojmë të shtëna në lagjen tonë çdo natë. Djali im dhe unë flemë nën tingujt e të shtënave – jemi mësuar. Jam kryetarja e parë në 20 vitet e fundit që ka lindur, rritur dhe akoma jetoj në Saint Louis, ku për fat të keq nuk i frikësohem të shtënave pasi janë pjesë e jetës time”, tha ajo.
I don’t flinch when gunshots ring out; my son and I often fall asleep to a lullaby of gunshots.
Mayor @QuintonLucasKC, Ald. @shanecohn, and I joined survivors and @TheJusticeDept for a neighborhood talk and walk to see community violence intervention programs up close. pic.twitter.com/9PQUHqArtV
— Mayor Tishaura O. Jones (@saintlouismayor) October 29, 2021
Vitin e kaluar në Saint Louis janë raportuar 263 vrasje, derisa këtë vit diçka më pak – 161. Një situatë e ngjashme është edhe në Kanzas City ku vitin e kaluar u regjistruan 156 vrasje, e këtë vit 128. /Telegrafi/