Site icon Telegrafi

Kryesia e Kuvendit shpërfill Thaçin, procedon Ligjin për ushtrinë në Komisionin për FSK-në (Video)

Kryesia e Kuvendit e ka shpërfillur kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, që të stopohet Ligji për ushtrinë derisa të bindet Lista Serbe të votojë për ndryshime kushtuesese.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, konfirmoi për RTV21 se në mbledhjen e së premtes Kryesia e ka nisur Ligjin për ushtrinë në komisionin për FSK-në.

Ndërsa, kryetarit i Komisionit për Siguri, Daut Haradinaj, thotë se nuk e kanë pranuar ende ligjin, por konfirmon se do ta procedojnë në njërën nga seancat e Kuvendit sapo të shqyrtohet nga komisioni.

Por, monitoruesi i Kuvendit, Albert Krasniqi, thotë se kërkesa e presidentit Thaçi për stopim të ligjit për ushtrinë është shkelje e rregullores së Kuvendit./RTV21/

Exit mobile version