Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar mbledhjen e saj, e cila është ftuar me kërkresë të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Në këtë mbledhje e cila ka filluar që 3 orë më parë, po shqyrtohen propozimet edhe kërkesat e shefave të grupeve parlamentare.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie. /Telegrafi/