Site icon Telegrafi

Kryesia aktuale e Bayern nuk i do legjendat e tjera afër, Matthaus, Kahn, Scholl, e Effenberg nuk ofrohen në klub

Presidenti aktual, Uli Hoeness është i vetmi që nuk është shkëputur asnjë ditë nga klubi, përveç dy viteve të kaluara (maj 2014-shkurt 2016) kur u dënua nga gjykata për evazion.

Pas 12 viteve, në vitin 1991 klubi afroi dy legjenda të tjera, Franz Beckenbauer dhe Karl-Heinz Rummeniggen në postin e zëvendëspresidentit.

Klubi bavarez ka pasur shumë personalitete futbolli, qoftë të huaj dhe gjermanë, në këto 117 vite ekzistencë, por veç Hoenessit, Beckenbauer dhe Rummeniges, askush tjetër nuk ka pasur shansin të marrë një post në bordet kryesore të vendimmarrjes.

Lojtarë si Lothar Matthaus, Oliver Kahn, Mehmet Scholl, Stefan Effenberg e të tjerë nuk kanë qenë kurrë drejtues dhe  kanë marrë statusin “Non grata” për postet drejtuese?

Mateus, Kahn & Co

Lothar Matthaus e ka pasur ëndërr të merrte një post, por ai pati një grindje me Uli Hoenessin.

Ky i fundit pothuajse e futi në listën e personave “Non grata”. 55-vjeçari gjerman u pajtua, por tani duket se është vonë edhe nga imazhi i keq që ka akumuluar gjatë këtyre viteve si trajner dhe në jetën private.

Lothar Matthaus

“Nuk është dhënë asnjë arsye. Në çdo rast është krijuar e njëjta situatë. Për shembull Mehmet Scholl do të ishte trajneri me perspektivë, por nuk u ra dakord”.

“Të tjerët si Oliver Kahn kishin perspektivë në fusha kryesore qoftë në trajner portier apo menaxher.  Përsëri Bayerni nuk e donte”, komentoi Mathaus për Bild duke qenë skeptik për një rikthim të Lahmit.

Stefan Effenberg

“Besoj se është e vështirë të rikthehesh më vonë. Kush e di se çfarë do të ndodhë në 3 apo 5 vitet e ardhshme? Shembull është Kahn, i cili për një kohë të gjatë ishte favorit për të zëvendësuar Uli Hoenessin, por donte të bënte diçka tjetër. Tani ka 8 vite që ka shkëputur lidhjet me klubin”.

Kahn e ka cilësuar si vendim të drejt refuzimin e postit drejtues nga Lahm.

Mehmet Scholl

Legjenda e radhës, “tigri” Stefan Effenberg, nuk ka qenë kurrë në bisedime për një post.

Së fundmi, ai ka shprehur dëshirën e tij duke sinjalizuar krerët aktual. Legjenda e portës, Oliver Kahn për një kohë të gjatë u përfol si kandidat për postin e menaxherit, por nuk po ndodh.

Oliver Kahn

Pas rikthimit në krye të klubit, Hoeness ka reflektuar për këtë temë duke dhënë sinjalet e para. Edhe pse në një post të rëndësisë dytësore, Bayerni ka angazhuar si ambasadorë për marketingun tre ish-lojtarët, Lizarazu, Salihamixhic dhe Elber.

Një lojtar si Bastian Schweinsteiger, po ashtu nuk përmendet më dhe u largua nga klubi në një mënyrë aspak të mirë.

Exit mobile version