Kryeredaktori i RTK-së, Xhymret Veliu ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ku kjo e fundit ka akuzuar RTK-në se i mohoi Visar Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të VV.
Lidhur me këtë Veliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se në punën e tij profesionale askënd nuk e siguron për prezencë në bazë të kërkesës së tyre.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar miq, aktualisht ndodhem ne pushim vjetor me familje jashte vendit. Lidhur me permendjen e emrit tim sot nga nje subjekt politik, qartesoje se ne punen time profesionale askend nuk e siguroje per prezence ne baze te kerkeses se tyre.
Media profesionale parimisht ben ftesa per intervista, por edhe analizon kerkesa te cilave ju kthen pergjigjeje duke caktuar modalitetet ne baze te vleresimeve editoriale.
Kete parim e ndjek si kryeredaktor ne RTK, cdo interpretim apo pretendim tjeter ne emrin tim s’ka te beje me te verteten.