Telegrafi

Kryeqytetit i shtohen pesë shkolla të reja – do të ndërtohen në pesë lagje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohen në kryeqytet.

Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“5 shkolla të reja në #Kryeqytet. Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor. Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në: Arbëri, Mati 1,Veternik, Kalabri, Qendër”, ka shkruar Rama.

Ky i fundit ka shtuar se brenda një periudhe dyvjeçare, në bashkëpunim me IFC, planifikohen të ndërtohen 8 shkolla.

Ndërtimin e këtyre shkollave e ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, shkroi Musmurati. /Telegrafi/