Një person ka marrë lëndime pasi i njëjti sonte është therur me thikë në lagjen Dardania të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës
“Sot rreth orës 20:45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/