Site icon Telegrafi

Kryeprokurori tregon detajet nga raporti i autopsisë së dy policëve që u gjetën të vdekur në Lepenc

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se kanë pranuar raportin e autopsisë, i cili ka sqaruar detajet e vdekjes së dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena.

“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se dy policët kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, tha kryeprokurori i Ferizajt për Kallxo.com.

Sipas Shukri Jasharit, raporti i ekspertizës së komunikacionit tregon se policët janë vetaksidentuar.

Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.

Lexo po ashtu Gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur (Video)

Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.

Lexo po ashtu Në Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena
Exit mobile version