Kryeprokurori Blerim Isufaj në një konferencë për media ka treguar se urdhërarresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq ishte tërhequr për një kohë në vitin 2021.
Isufaj ka thënë se tërheqja e urdhërarrestit është bërë me miratimin e tij, por që nuk mund të tregojë arsyet se pse ka ndodhur ajo, transmeton Telegrafi.
“Është çështje e brendshme e prokurorisë, ne nuk mund të ndajmë shumë detaje. Ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim, është tërheq për një kohë urdhërarresti, por më pas i është kthyer”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët se a ka qenë në dijeni për heqjen e urdhërrestit ndaj tij, ai konfirmoi se pa miratimin e tij nuk do të kishte ndodhur.
“Pa miratimin tim nuk do të kishte mundur të ndodhte, pa arsyet nuk mund t’i jap. Nuk mundet opinion të i dijë të gjitha”, theksoi Isufaj para mediave.
Sa i përket kritikave të kryeministrit se prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin në Banjskë, Isufaj tha se kjo nuk është çështje e Kurtit.
“As nuk dua të komentoj, nuk është çështje e tij. Ne i ngrisim aktakuzat kur kemi prova, nuk mundet askush të na tregojë kur të ngrisim aktakuza”, pohoi ai./Telegrafi/