Site icon Telegrafi

Kryeparlamentarja Osmani uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit  

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Osmani thekson se ky muaj është mundësia më e mirë për solidaritet ndërnjerëzor dhe dëshirë për ta promovuar harmoninë në një shoqëri shumëfetare e shumëkulturore.

“Në kohën kur njerëzimi po e kalon një sfidë duke bërë njëkohësisht sakrificë në përballje me pandeminë globale Covid-19, besimtarët myslimanë do të nisin muajin e sakrificës – Ramazanin. Përgjatë ditëve të agjërimit do të kujtohen e ndihmohen ata që janë privuar nga mundësia apo e drejta e ushqimit. Të dashur besimtarë myslimanë, të nderuar agjërues, paqi agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Osmani. ​/Telegrafi/

Exit mobile version