Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të ketë një mori takimesh me ambasadorë të akredituar në Kosovë, pas zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.
Osmani pas takimit që pati të martën me ambasadorin amerikan, sot do të takojë ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Osmani po ashtu do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e medieve të akredituara në Kuvend. /Telegrafi/