Site icon Telegrafi

Kryeparlamentarja Osmani ka proceduar nismën për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, sot ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipa njoftimit nga Kuvendi, kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit falënderoi profesorin dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, prof.dr. Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.

Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit. /Telegrafi/​

Exit mobile version